Bella lë pak vend për imagjinatë, del pa reçipeta

Modelja Bella Hadid, të cilën shumë e quajnë si një nga gratë më të bukura në botë, u fotografua në rrugët e Nju Jorkut e veshur me një bluzë transparente.
Modelja e famshme u shfaq me një bluzë transparente ngjyrë kafeje pa reçipeta dhe blicet e kamerave zbuluan shumë, transmeton Indeksonline.

Bella buzëqeshi dhe pozoi për fotografët. Ajo kombinoi veshjet një bluzë të ngushtë me xhinse të grisura, këpucë ngjyrë kafeje me taka dhe një xhaketë në të njëjtën nuancë.
Ju kujtojmë se Bella së fundmi i uroi motrës së saj të madhe, Gigi-t, ditëlindjen e 30-të dhe me këtë rast i dedikoi një postim emocionues duke postuar foto të tyre nga fëmijëria ./Indeksonline/
