75 Mall Live Search
16:35 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Bellingham bën daljen e parë publike me të dashurën, ja kush është modelja 6 vite më e madhe që ia ka ”rrëmbyer” zemrën futbollistit

Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham ka dalë për herë të parë në publik, me partneren e tij të re.

Mesfushori anglez, u shfaq në stadium në ndeshjen Real Madrid-Girona, i shoqëruar nga Ashlyn Castro dhe nëna e tij.

27-vjeçarja është modele amerikane, nga Los Anxheles. Thuhet se njohja mes tyre, ka nisur në verë, kur Bellingham kaloi pushimet pas Europianit në Los Anxheles.