75 Mall Live Search
14:35 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / G T

Bellingham dhe Militao rikthehen në stërvitje me topin

Jude Bellingham dhe Eder Militão kanë bërë një hap përpara në rikuperimin e tyre te Real Madridi, duke u stërvitur sot me topin.

Dyshja vijon procesin e rikthimit pas problemeve fizike, ndërsa përfshirja në seancat me top konsiderohet një zhvillim pozitiv nga stafi mjekësor i klubit, shkruan Indeksonline

Ky progres rrit optimizmin brenda kampit madrilen për një rikthim të afërt të tyre në fushë, në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Nëse s’janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Benficas, 100 përqind do jenë gati për ndeshjen ndaj Getafes në La Liga./Indeksonline/