75 Mall Live Search
10:22 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / Gj. Sh

Bellingham e thotë hapur: Dua të jem lider

Jude Bellingham ishte heroi i Real Madridit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias.

Ylli anglez shënoi golin e fitores në 90+6, duke i sjellë tre pikë të mëdha klubit mbretëror, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht se ka shumë yje në skuadrën e Real Madridit, si Mbappe e Vinicius Jr, Bellingham pas ndeshjes ka deklaruar se dëshiron të jetë lider i skuadrës.

“Dua të jem lider i kësaj skuadre. Këto lloj lojërash tregojnë se ky është Real Madridi. Kur e ke këtë distinktiv në këmishë, thjesht nuk dorëzohesh kurrë. Ky është mentaliteti që meritojnë tifozët tanë”, deklaroi Bellingham.

21-vjeçari prej se u transferua te Reali, nga vera e vitit 2023, ka shënuar 31 gola dhe ka bërë 19 asistime./IndeksOnline/