Bellingham i pafat me gjyqtarët, humb ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve

Real Madrid ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, por Jude Bellingham nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për ndeshjen e parë.
Mesfushori anglez është ndeshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e sotme ndaj Manchester Cityt, ku klubi mbretëror fitoi me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Ai ka përmbushur numrin e kartonëve dhe nuk do të luaj në ndeshjen e ardshme të Realit në Champions.
Real Madridi në 1/8 e finales për kundërshtar të mundshëm e ka Atletiko Madridin ose Bayer leverkusenin. Kjo do të mësohet në shortin e radhës, i cili mbahett ditën e premte, me 21 shkurt.
Kujtojmë që Bellingham gjatë ditës së sotme është dënuar me dy ndeshje moslojë në La Liga, për shkak se ishte përjashtuar me karton të kuq ndaj Osasunës, me arsyen se kishte sharë gjyqtarin kryesor të ndeshjes./IndeksOnline/