75 Mall Live Search
19:50 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Bellingham kapiten i ardhshëm i Real Madridit?

Jude Bellingham mund të jetë kapiten i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i ”Los Blancos”, Carlo Ancelotti, shkruan IndeksOnline.

“Jude Bellingham mund të bëhet një kapiten i Real Madridit në vitet e ardhshme. Ai ka personalitet, karakter, mentalitet të lartë. Ai mund të jetë një lider për të tashmen dhe të ardhmen, me siguri.

Ai është kaq i ri por ai do të jetë lojtar kyç për Real Madridin për shumë vite, jam 100% i sigurt për këtë.”, ka deklaruar Ancelotti./IndeksOnline/