75 Mall Live Search
21:56 / E Diele, 16 Korrik 2023 / C E

Bellingham: Kroos është mjeshtër, ai gjithmonë e dërgon topin në vendin e duhur

I sapoardhuri i Real Madridit, Jude Bellingham vlerësoi aftësinë e shokut të skuadrës Toni Kroos.

20-vjeçari anglez u ble nga Borussia Dortmund për më shumë se 100 milionë euro.

“Kroos është një mjeshtër. Duke e parë, vëreni detajet më të vogla se ai ia del pa të meta. Ai gjithmonë e drejton topin në vendin e duhur.

Është shumë bukur të luash me një lojtar të tillë dhe të marrësh pasimet e tij. Është gjithashtu fantastike që mund t’i tregoj atij se çfarë jam i aftë dhe t’i krahasoj aftësitë e tij me të miat, tha Bellingham.