75 Mall Live Search
17:33 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

Bellingham mund të dënohet nga UEFA dhe të mos luaj kundër Zvicrës (Video)

Jude Bellinham, ylli i Real Madrid ishte shpëtimtari i Anglisë në fazën e 16-të, pasi shënoi golin spektakolar të barazimit në minutën e 95-të kundër Sllovakisë.

Anglia kaloi në epërsi ndaj Sllovakinë 2-1 pas kohës shtesë, falë një goli me kokë nga kapiteni Harry Kane, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo Bellingham u kap nga emocionet dhe bëri një gjest të keq teksa festonte golat.

Gjesti i tij u cilësua fyes ndaj pankinës sllovake.

Megjithatë, Bellingham më vonë shpjegoi përmes rrjeteve sociale se ishte: “Një gjest shakaje e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë përveç respektit për mënyrën se si luajti sonte skuadra e Sllovakisë.”

Pavarësisht shpjegimit të Bellingham, gazeta portugeze ‘’A Bola’’ ka raportuar se UEFA mund ta dënoj aktin për një ndalim me një ndeshje.

Një ndëshkim i tillë do të ishte një goditje e madhe për Gareth Southgate dhe skuadrën e tij angleze, të cilët kanë shënuar vetëm katër gola në katër ndeshje në Euro të kësaj vere – me Bellingham që ka shënuar dy prej tyre. /IndeksOnline/

VIDEO: