75 Mall Live Search
23:55 / E Martë, 16 Korrik 2024 / Gj. Sh

Bellingham pas finales së humbur: Kërkojmë falje, jam i bindur që një ditë do e fitojmë atë trofe

Jude Bellingham ka komentuar humbjen 2-1 të Anglisë ndaj Spanjës në finalen e EURO 2024, dy ditë pas kësaj ndeshje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale mesfushori anglez shprehet se ekipi i tyre nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa më tej u kërkon falje tifozëve të “Tre Luanëve”.

“Po përpiqem ende të përpunoj finalen, por ndjenjat mbizotëruese janë trishtimi dhe zhgënjimi”-u shpreh fillimisht ai.

Më tej, lojtari i Real Madrid-it shprehu bindjen se një ditë do ia dalin që ta fitojnë trofeun e Europianit.

“Jam i sigurt se pasojat do të jenë intensive, por ju lutem kuptoni se ky grup lojtarësh dhe çdo anëtar i stafit kanë dhënë absolutisht gjithçka për të bërë realitet ëndrrat tona. Ndonëse është zhgënjyese të vazhdosh të shkruash kështu pas turneve, unë me të vërtetë besoj se ky ekip, duke përdorur këto përvoja pikëlluese, ka potencialin që në fund të kapërcejë linjën dhe të sjellë kupën në Angli në një moment”-tha ndër të tjera Bellingham.