Bellingham shihet në Londër, për ta kryer transferimin bombastik

Jude Bellingham është parë dje në Londër me njërin nga agjentët e tij. Mesfushori anglez është fotografuar jashtë zyrës së agjensisë ku po punohet që transferimi i tij te Real Madrid të përfundoj gjatë kësaj jave.
Anglezi tashmë është duke finalizuar të gjitha detajet e operacionit dhe do të jetë blerja e parë e Real Madridit për këtë edicion.
Ylli në largim i Borusia Dortmund kishte thënë se pëlqen kalimin te Liverpooli por që Jurgen Klopp nuk ka pranuar të ofroj më shumë se 100 milionë euro për mesfushorin anglez.
Ky do të jetë transferimi i parë te Real Madridi, por jo i fundit ngase Perez ka në plan të bëjë ndryshime të mëdha këtë sezon./Indeksonline/