75 Mall Live Search
23:35 / E Premte, 14 Prill 2023 / Gj. Sh

Bellingham te Manchester City? Guardiola habit me përgjigjen!

Futbollisiti i Dortmundit, Jude Bellingham, është njëri nga emrat më të përfolur në media.

Emri i 19-vjeçarit lidhet për çdo ditë për një largim nga Dortmundi, drejt klubeve të ndryshme evropiane, shkruan IndeksOnline.

Real Madrid, Liverpul, Barcelona, Manchester City, janë prej skuadrave më të përfoluara që janë të interesuara për sherbimet e Bellingham.

Rreth trasferimit të futbollistit anglez, në konferencën për media para ndeshjes ndaj Leicesterit, është pyetur trajneri i Manchester Citut, Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll nuk ka dashur ta komentoj rreth transferimit të tij duke dhenë një pergjigje të habitshme.

“Ju e dini përgjigjen, nuk është e nevojshme, duhet të përgatiteni më mirë.

Ju vini këtu përgatisni pyetjet duke më ditur se cilën përgjigje do t’i jap pyetjes suaj. Tjetra.”, ishin fjalët e Guardiolas./IndeksOnline/