Bellingham tregon versionin e tij për kartonin e kuq ndaj Osasunës

Jude Bellingham ka marrë vëmendjen e mediave, nga dita e djeshme.
Mesfushori anglez u dneshkua me karton të kuq në ndeshjen mes Osasunës dhe Real Madridit, pasi sipas raportit zyrtar të gjyqtarit thuhet se e ka sharë atë gjatë një regaimi për një faul, shkruan IndeksOnline.
Por 21-vjeçari ka dhënë tashmë versionin e tij, duk thënë se gjyqtari i ka keqkuptuar fjalët e tij.
“Ajo që thashë është një shprehje si ‘dreqin’. Është e vështirë sepse kur arbitri nuk është i sigurt dhe thotë diçka që nuk e kam thënë unë, dëmton ekipin si pasojë. Dua vetëm të sqaroj se ekipi e di që nuk isha aq i papërgjegjshëm sa t’i vendosja në situatën që t’i lashë qëllimisht me 10 burra.”, ka deklaruar Bellingham./IndeksOnline/
Jude Bellingham le dice “Te estoy hablando con respeto FUCK OFF (NO ME JODAS)”
— MT2 (@madrid_total2) February 15, 2025
Y Munuera Montero que “SABE INGLÉS” piensa que le dice FUCK YOU…
CORRUPTO LADRÓN.pic.twitter.com/W3Opbufkd9