Bellinghami “bëhet” kuqezi, vesh fanellën pas ndeshjes
Shqipëria e mbylli me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.
Mirëpo humbja 0-2 ndaj Anglisë ishte një humbje me shije, pasi që Shqipëria ka arritur objektivin kryesor duke siguruar vendin e dytë dhe kualifikimin në play-off.
Mirëpo ajo çka mori vëmendje pas ndeshjes ishte një foto e yllit të Real Madridit, Jude Bellingham.
Bellingham, pas ndeshjes është parë i veshur me fanellën kuqezi ndonëse ishte e vendosur mbrapshtë, ku i cili e ndërroi me mesfushorin Kristjan Asllani.
Kujtojmë se Anglia fitoi me rezultat 0-2 në Tiranë, pas dy golave të Harry Kane./IndeksOnline/

