Gjeorgjianja i hyp shqiptares në shpinë, pamjet në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka pritur sot në zyren e tij vashat e Klubit Hendbollistik Istogu, pas suksesit në garat evropiane.
Pas takimit, hendbollistet e skuadrës kosovare kanë frekuentuar njërin nga lokalet te “Kafet e Vogla”.
Ajo që bie në sy ishte atmosfera e mirë te skuadra, sa që hendbollistja shqiptare nga Mali i Zi, Suzi Ujkaj mbante në shpinë përfaqësuesen gjeorgjiane, Keta Venetsky, e cila ka kryer një intervenim pas ndeshjes ndërkombëtare ndaj skuadrës italiane./Indeksonline/



