75 Mall Live Search
15:21 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Belona Qereti paraqitet nga “Grammy Awards”, së shpejti sjell albumin e ri

Kur ka tapete të kuqe e evente me yje ndërkombëtarë nuk ka se si të mungoj një shqiptare.

Fjala është për Bleona Qeretin e cila ishte sërish e pranishme në ceremoninë e Grammy Awards 2020.

Me disa foto të shkrepura nga veshja e saj, artistja është treguar e entuziazmuar për dekadën e re që e pret.

Bleona ka treguar që shumë shpejt nga ajo do të kemi një film të ri ndërkombëtar por jo vetëm.

Qereti do të jetë e angazhuar edhe në muzikë duke sjellur një album të ri.

Kujtojmë që këngëtaret tjera shqiptare që ishin pjesë e kësaj ceremonie madhështore janë edhe Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Njomza Vitia.