21:08 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Belotti mbetët në Torino, ky është shkaktari kryesor (Foto)

Andrea Belotti siç duket do të mbetët në Torino edhe gjatë mini-afatit të janarit.

Krejt kjo pasi skuadra italiane sot konfirmoi një lëndim të sulmuesit në gjurin e këmbës së majtë, që ende nuk dihet se sa i vështirë është, transmeton IndeksOnline.

“Belotti ka marr një lëndim në gjurin, ndërsa në orët e ardhshme do t’i shikojmë testet për ta vlerësuar shkallën e lëndimit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Belotti është i kërkuar me ngulmë nga gjigantët europian, përfshi Chelsean, Manchester Cityn dhe Milanin./IndeksOnline/