75 Mall Live Search
21:13 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

“Bëm punë të mirë”, Akinbule sulmuesi që i shënoi dy gola ndaj Ferizaj: Jam i kënaqur!

Skuadra e Prishtinës arriti fitoren e parë në Superligën e Kosovës në edicionin e ri, pasi mposhti si mysafire Ferizajn me rezultatin 3:1.

Një paraqitje fantastike bëri sulmuesi, Sunday Akinbule, i cili shënoi dy gola në këtë përballje, shkruan Indeksonline

Në faqen zyrtare të klubit, Akinbule u shpreh tejet i lumtur me dy golat e tij.

“Mendojë se sot bëmë punë të mirë sa i përket taktikave të trajnerit Cavalli. Jemi shumë të kënaqur me tre pikët, sikurse edhe me performancën time personale”, u shpreh sulmuesi

Kujtojmë që 27-vjeçari u transferua te Prishtina gjatë këtij afati kalimtar të verës, kurse më parë ishte pjesë e ekipit Marsaxlokk./Indeksonline/