75 Mall Live Search
14:50 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / Gj Sh

“Bëmë baba të të ngjaj”/ Cristiano Jr shënon golin e parë me Portugalinë (VIDEO)

Djali i Crisitiano Ronaldos, Cristiano Jr duket se do të ketë karrierë të mirë, ashtu si babai i tij.

15-vjeçari ka gjetur golin e parë me kombëtaren e Portugalisë U16, shkruan IndeksOnline.

Ai shënoi gol në fitoren 3-0 ndaj Uellsit, në kuadër të Kupës së Federatave të Futbollit.

Cristiano Jr ishte ai i cili e hapi ndeshjen, duke shënuar në minutën e 42-të.

Stili i tij i lojës dhe momenti i golit na kujtoi për disa momente atë të Cristiano Ronaldos, i cili shpeshherë ka shënuar gola të tillë./IndeksOnline/