75 Mall Live Search
12:12 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / A. M.

Ben Affleck bëhet viral derisa shfaqet me gishta të lyer në ditën e dasmës së tij

Ben Affleck bëhet viral derisa shfaqet me gishta të lyer në ditën e dasmës së tij

Çifti i famshëm i Hollywoodit, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, po e organizojnë dasmën e tyre në Goergia.

Dyshja janë fotografuar së fundmi nga paparacët e DailyMail në atë që u quajt si dita e parë e nisjes së dasmës së tyre, e cila do të zgjasë disa ditë.

Ben Affleck u fotografua mjaft i stresuar jashtë shtëpisë, kjo pasi në pronën ku po organizohet dasma u thirr urgjenca për shkak se nëna e tij pësoi një lëndim.

Mund të shihej duke ecur dhe duke pirë një cigare jashtë ndërtesës, i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, me kapelën e bejsbollit të vendosur mbrapsht.

Fytyra e tij ishte pjesërisht e errësuar nga një maskë dhe thonjtë e tij dukeshin të lyer me të kuqe.