Ben Affleck ndjek shembullin e ish të dashurës Jennifer Lopez
Në janar të këtij viti Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Alex Rodrriguez treguan në emisionin e njohur amerikan ‘Today’ se ata kanë filluar një diet të ushqimit për 10-të ditë.
Kjo sfidë e çiftit të njohur motivoj shumë njerëz që ta provonin e në mesin e tyre edhe ish të dashurin e Jennifer, aktorin e njohur, Ben Affleck, shkruan Indeksonline.
“E pash emisionin tuaj dhe u inspirova” deklaroj aktori në emisionin ‘Today’.

“Nuk është e lehtë, e pranoj, ishte pak e vështirë dhe e tmerrshme në ditët e para sepse unë e adhuroj bukën dhe ëmbëlsirat” u shpreh aktori.
Affleck tha se po ndihet më mirë që kur e bëri këtë sfidë.

Kujtojmë që Affleck dhe Lopez ishin në lidhje prej vitit 2002 deri në vitin 2004./Indeksonline/