75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / SH

Ben Affleck shihet me një “loçkë” në BMW-në e tij

Aktori i Hollivudit, Ben Affleck, ka tërhequr sërish vëmendjen e paparacëve, pasi u pa duke udhëtuar nëpër Los Angeles me BMW-në e tij të mërkurën, në shoqërinë e një bruneje joshëse, por ende të panjohur.

Edhe pse nuk është e qartë nëse ata njihen vetëm përmes biznesit apo nëse ka diçka më personale midis tyre, kjo pamje menjëherë shkaktoi një valë spekulimesh.

Affleck, 53 vjeç, i cili nuk është parë zyrtarisht me askënd që kur martesa e tij me Jennifer Lopez u prish vitin e kaluar , dukej i gëzuar dhe i relaksuar./Indeksonline/