75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 24 Shtator 2024 / AR

Ben Affleck shihet në një qendër rehabilitimi

Ben Affleck ka shqetësuar fansat e tij pasi dolën në publik fotot e bëra nga paparacët amerikanë.

Në fakt, ato tregojnë aktorin e njohur, duke dalë nga një qendër rehabilitimi në Kaliforni, transmeton Indeksonline.

Nisur nga fotot, ai ishte dukshëm në gjendje të mirë shpirtërore. Disa media të huaja spekulojnë se ai erdhi vetëm për të ofruar mbështetje për njerëzit që luftojnë me varësi të ndryshme.

Ai ishte në rehabilitim për alkool disa herë

Dihej më parë se Ben kishte marrë trajtim dhe ishte në rehabilitim në disa raste. Ai fillimisht vendosi ta bënte atë hap në vitin 2001 dhe në mars 2017, Affleck njoftoi se kishte përfunduar trajtimin për këtë varësi. 

“Kam mbaruar trajtimin, jam përballur me të në të kaluarën dhe do të vazhdoj ta përballoj”, ka shkruar ai në atë kohë në Facebook-un e tij. “Dua ta jetoj jetën në maksimum dhe të jem babai më i mirë që mund të jem. Unë dua që fëmijët e mi të dinë se nuk ka turp të marrësh ndihmë kur të nevojitet dhe të jenë burim force për këdo që ka nevojë për ndihmë, por ka frikë të bëjë hapin e parë. Jam me fat që kam dashurinë e familjes dhe miqve të mi. Ky ishte i pari nga shumë hapat e ndërmarrë drejt rimëkëmbjes”, shtoi ai në fund. 

Jennifer Garner e bindi atë që t’i nënshtrohej trajtimit në vitin 2018

Në fund të gushtit 2018, me nxitjen e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner, ai përfundoi sërish në një qendër rehabilitimi. Jennifer dhe një grua tjetër u filmuan duke mbërritur në rezidencën e Affleck në Kaliforni, dhe më pas, sipas TMZ, Ben vendosi të pranonte sugjerimin e ish-gruas së tij se kishte nevojë për ndihmë dhe ata shkuan me makinë direkt në një qendër trajtimi./Indeksonline/