75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 27 Shtator 2024 / S Z

Ben Affleck shpërngulet në rezidencën e re 20-milionë dollarëshe, pas divorcit nga Jennifer Lopez-i

Ben Affleck po kalon në një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez-i, pasi ai sapo u transferua në rezidencën e tij të re prej 20- milionë dollarësh.

Aktori bleu shtëpinë e tij të re disa muaj pas divorcit të tyre në fillim të vitit 2024. Lopez paraqiti kërkesën për divorc dy vjet pas martesës së tyre, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsye ndarjeje. Pavarësisht se këngëtarja nuk ka bërë deklarata zyrtare për divorcin, vendimi i saj ka qenë i qartë.

Burimet thonë se Jennifer kishte vështirësi me disponimin dhe emocionet e Affleck. Siç tregon një nga miqtë e saj për revistën PEOPLE: “Jennifer kaloi shumë kohë duke u siguruar që Beni të ishte i lumtur dhe të kishte gjithçka që i nevojitej. Ajo kujdesej për të pothuajse si një fëmijë”. Miqtë e saj shprehen se i kërkuan asaj që të mos merrte përgjegjësi për ndjenjat e tij, pasi Affleck shpesh ishte me humor të keq, ndërsa Jennifer e shikon jetën me më shumë mirënjohje.

Pavarësisht nga çdo pengesë, Affleck u zhvendos në shtëpinë e tij të re. Fotot e fundit tregojnë kamionë në shtëpinë e aktorit.

Ndërsa ish-çifti përpiqet të vazhdojë jetën të ndarë pasi lidhja e tyre dështoi, ata vazhdojnë të ndajnë disa hapësira profesionale, si zyrat e tyre në Los Angeles.