75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / H F

Ben Affleck thyen heshtjen për divorcin me Jennifer Lopezin

Ben Affleck ka ndarë versionin e tij të historisë. Më shumë se tre muaj pas ndarjes nga Jennifer Lopezi, aktori ka folur për fundin e martesës së tyre dyvjeçare.

“Njerëzit priren të kërkojnë arsye të fshehura ose skandale pas çdo ndarjeje”, shpjegoi ai në një intervistë për GQ-në më 25 mars. “Por e vërteta është shumë më e thjeshtë se sa mund të mendojnë ata”.

Ndërsa pranoi se ai dhe J.Lo kishin dallime të thella në mënyrën se si i qaseshin famës, ai theksoi se ndarja e tyre nuk kishte lidhje me ndonjë dramë apo intrigë.

52-vjeçari, i cili ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, foli gjithashtu për një video nga dokumentari i Jenniferit: “The Greatest Love Story Never Told”, ku ai ilustroi dallimet mes tyre duke thënë: “Nuk mund të martohesh me një kapiten anijeje dhe të ankohesh që nuk të pëlqen uji.”

Sipas Ben-it, ndonëse perspektivat e tyre mbi jetën publike ishin të ndryshme, kjo nuk ishte arsyeja e ndarjes.
“Kur hyn në një marrëdhënie, e pranon personin ashtu siç është”, shtoi ai. “Nuk ka një moment të vetëm që shpjegon gjithçka.”

Ai shprehu respekt për ish-bashkëshorten dhe dëshirën e saj për një jetë më publike, duke theksuar se nuk e gjykon për këtë zgjedhje.
Sa i përket shkakut të ndarjes, Ben tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje, pasi e ndjen atë si diçka personale dhe të ndjeshme.
“Thjesht ndjehem i ekspozuar”, përfundoi ai.