11:21 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Ben Arfa, në duart e Ronaldos

Hatem Ben Arfa edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Real Valladolidit.

Ylli francez ka vendosur ta vazhdojë karrierën në La Liga pas eksperiencës zhgënjyese që kishte te Rennesi.

Ben Arfa llogaritej si yll i madh i futbollit, por që karriera e tij është përcjell me probleme të ndryshme dhe ai nuk ka arritur të shpërthente asnjëherë siç është pritur.

Aksionari më i madh i Valladolis, legjendari Ronaldo e ka prezantuar Ben Arfan te skuadra e re. /Indeksonline/