11:27 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / B O

Bën bujë, gruaja e Tottit e puth në buzë ish-gruan e Eros Ramazzottit

Ka bërë bujë në Itali një puthje pasionante e prezantueses së famshme, Ilary Blasi ndaj ish-gruas së Eros Ramazzottit, Michelle Hunziker.

Kjo ndodhi në emisionin e njohur në Itali, “Michelle Impossible”.

Pas një vallëzimi fantastik, dy bionet shkëmbyen një puthje që i heshti të gjithë të pranishmit.

Emisioni i prezantuar në Mediaset ka patur rekord shikueshmërie. 4.6 milionë njerëz e kanë përcjellur këtë emision./Indeksonline/