18:08 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Bën një gafë të pabesueshme, “Intelektualët” kundër drejtorit sporitv: Amatera, kërkojmë largim!

Skuadra e Dritës dje gjatë ditës bëri prezantimin e futbollsitit, Arb Manaj i cili u largua nga Ballkani për shkak të minutazhit të vogël.

Por, klubi nga Gjilani bëri një gabim amatoresk, pasi futbollisti s’mund të luaj për ta edhe pse u prezantua, shkruan Indeksonline

Kjo pasi me rregullore të FIFA-s dhe UEFA-s një futbollist ka të drejtën të luaj ndeshje zyrtare vetëm për dy skuadra gjatë një sezoni kalendarik.

Për këtë gafë të pabesueshme kanë reaguar edhe tifozët “Intelektualë”, të cilët kërkojnë largimin e drejtorit sportiv, Valon Zymberi.

“Kjo vie si pasojë e një amaterizmi dhe jo përvoje nga pikërisht njeriu, që ne Intelektualët po kërkojmë të largohet nga pozita e drejtorit sportiv sepse është përgjegjës për dështimet e njëpasnjëshme në menaxhimin e investimeve që po vijnë prej presidentëve të klubit”, shkruhet në reagimin e tifozëve./Indeksonline/