75 Mall Live Search
19:04 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bën piknik në Bjeshkët e Hasit, mbeturinat s’lodhen t’i marrin me vete

Vikendet gjatë ditëve të verës janë edhe më të mira për t’u kaluar në natyrë.

Por dikush që vendosi të kalojë një ditë në Bjeshkët e Hasit, ndoti natyrën dhe gjitha mbeturinat i la pikërisht në pjesën e njohur si ‘Livadhi i Banës’.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet qartë papastërtia që po i krijohet natyrës nga banorë të papërgjegjshëm.

Padyshim se mbrojtja e natyrës dhe mos-hedhja e mbeturinave vend e pavend është përgjegjësi e secilit prej nesh./Indeksonline/