75 Mall Live Search
10:49 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Bën shaka me emrin e djalit të saj Zëri, më në fund reagon Elita Rudi

Është padyshim një nga moderatoret më të njohura dhe më të komentuara shqiptare.

Por, Elita Rudi është tërhequr nga jeta publike që nga koha kur u bë nënë për herë të parë, shkruan Indeksonline.

Lindja e djalit Zëri, ka bërë që prezantuesja të përkushtohet maksimalisht ndaj familjes dhe së fundi ajo së bashku me djalin e saj kanë kaluar disa ditë pushimi në Ulqin.

Disa imazhe tejet të ëmbël ka publikuar Elita në ‘Instagram’, por edhe këtë herë komentet dhe talljet me emrin e djalit të saj dhe reperit, Gjiko nuk kanë munguar.

Për dallim nga herët e tjera kësaj radhe moderatorja ka vendosur të reagoj.

“Paramendo kur t’rritet edhe pak kur t’i thonë: O Zëri lëshoja zërin televizorit” ka shkruar një komentues ndërsa nuk vonojë edhe reagimi i Elitës “ Edhe Erës i thonë shumë po fryn era, edhe Borës i thonë shumë po bie borë, edhe Malit i thonë a po ikim në mal etj”, ishte komenti i moderatores./Indeksonline/