19:32 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bën sikur nuk di të kërcejë, por shikoni si i mahniti dasmorët kjo nuse shqiptare

Së fundmi po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale një video nga një dasmë shqiptare ku nusja është çuar të kërcejë, por me shenja ajo tregon se nuk di. Ndërkohë në sfond është vendosur një muzikë popullore shqiptare. Nusja e cila ndodhet para dasmorëve hiqet sikur nuk di të kërcejë dhe ngre supet.

Mirëpo me të nisur një muzikë tjetër, ajo fillon të kërcejë sikur të ishte balerinë. Performancës i bashkohen edhe dy vajza teksa nusja kërcen disa lloje këngësh që nga Beyonce tek këngët latine, arabe etj.

Dhe në fund nusja për kënaqësinë e të gjithëve kërcen edhe popullore shqiptare. Ndiqni videon: