75 Mall Live Search
07:37 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bën tejkalim të rrezikshëm në Prizren, shpëton nga aksidenti për pak!

Një shofer ka rrezikuar disa jetë njerëzish në komunën e Prizrenit, shkruan Indeksonline.

Në një video që ka siguruar Indeksonline shihet se si një veturë bën tejkalim të rrezikshëm në një fshat të Prizrenit.

Në video shihet se vetura lëviz në anën e kundër dhe për “një fije floku” i shpëton përplasjes me një veturë të tipit “Picap”.

Ndonëse në rrugë nuk ka pasur komunikacion të ngarkuar, në pamjet e siguruara shihet se si tri vetura shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti./Indeksonline/