75 Mall Live Search
23:56 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Benatia u largua nga Juventusi për arsye fetare

Mehdi Benatia u prezantua nga skuadra e Katarit, Al Duhail që e bindi atë të largohej nga Juventusi dhe Evropa.

Marokieni u prezantua te skuadra e re dhe ka dhënë deklaratën e parë duke shpjeguar arsyen e largimit nga Italia.

Mehdi ka thënë se ka dëshiruar që fëmijët e tij të rriten në një mjedis islam, shkruan Indeksonline.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të respektojnë zgjedhjen time, sepse kjo ishte e drejta për mua dhe familjen time. Unë dua që fëmijët e mi të rriten në një mjedis islamik”, ka thënë Benatia.

Mehdi Benatia i përket besimit mysliman dhe është lindur në Francë por ka zgjdhur ta përfaqësoj Kombëtaren e Marokut. /IndeksOnline/