75 Mall Live Search
13:47 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Bënë shaka me femrat me aftësi të kufizuara, pronari i kafiterisë kërkon falje publikisht

Një kafene është detyruar të kërkojë falje pasi një shenjë që paraqet një shaka të papërshtatshme dhe ‘të ligë’, shkaktoi zemërim mes klientëve.

Seddon Deadly në Melburn të Australisë, rregullisht bënë shaka dhe shkrime të shkruara në një pllakë të shkumës pranë derës së përparme, por shkrimi i fundit që ka bërë nuk shkoj sipas planit.


Këtë herë ata kishin shkruar “E dashura ime u prish me mua, prandaj vodha karrigen e saj me rrota, qëlloja kush ka ardhur duke u zvarritur”.

Këto foto u ndanë në mediat sociale dhe tërhoqën shumë komente negative.
Pronari fillimisht mbrojti shaka që kishin bërë por pas një seri mesazhesh që mori ai u detyrua të kërkoj falje.

Duke postuar në Facebook, pronari i kafiterisë shkroi “Sot bëra gabimin për të ndriçuar diçka që nuk e kisha menduar, ishte një realitet brutal për disa njerëz, unë kërkoj falje për injorancën time dhe çdo shkelje që ka shkaktuar. Pavarësisht nga qëllimi fillestar, unë nuk duhet të kisha bërë këtë.”./Indeksonline/