75 Mall Live Search
21:13 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / MSH

Bënë shaka me kokën e djalit të Paris Hilton, reagon motra e saj

Paris Hilton zbuloi para disa ditësh portretin e djalit të saj Phoenix.

Ajo postoi në Instagram foto të vogëlushit nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork.

“Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”, kishte shkruar ajo në mbishkrim.

Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj.

Sipas tyre, kishte diçka që nuk shkonte me formën e kokës së djalit.

“Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”? “Pse e ka kokën kështu?” “A vuan diçka”? “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”, ishin disa komente.

Menjëherë Paris komentoi, duke u shprehur:

“Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”.

Më pas ka ardhur edhe reagimi nga motra e Paris, Nicky.

Ndërsa merrte pjesë në ngjarjen “Glamour Magazine Women of the Year” 40-vjeçarja tregoi se ndjen neveri kur haset me këto komente.

Stilistja tha :

“Mendoj se nëse po ngacmoni një foshnjë, atëherë keni probleme serioze dhe vërtet duhet t’i hidhni një sy vetes. Është e çmendur kjo gjë”, tha ajo.