75 Mall Live Search
12:41 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Benefitet e mjaltit në lëkurë

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit po ashtu edhe në sipërfaqen e jashtme.

Mjalta është veçanarisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj. Në këtë artikull do të mësoni se si mund ta përmisoni përkujdesjen për lëkurën tuaj.

Mjalti është veçanarisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm.

Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e limonit dhe dy lugë ujë. Me këtë masë ju mund ta lani lëkurën.

Kundër plakjes. Përzieni dy lugë me mjaltë, çerek avokadoje, lug çaji me tërshër dhe dy lug lëng limoni. Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë me Vitaminë E dhe antioksidantë.