17:32 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Benefitet e pemës së moringës

Pema e Moringës njihet si mbretëresha e bimëve.

Ajo rritet kryesisht në vende tropikale.

Pjesët të cilat i përdoren janë lulja dhe farat. Që 2000 vjet përpara ajo është përdorur nga grekët, romakët dhe egjiptianët për vetitë e saj kuruese.

Thuhet se moringa është në gjendje  të kurojë shumë lloje të sëmundjeve të ndryshme.

Moringa përmban një shumëllojshmëri vitaminash, mineralesh, aminoacidesh dhe shumë elementë të tjerë. Ajo përmban antibiotik të fuqishëm dhe shumë efikas për eliminimin e një bakteri të njohur i cili ka shkaktuar gastrit, ulçerat dhe kancerin e stomakut.

Përfitimet nga konsumimi i moringës janë të shumtë : – Ndihmon në humbjen e peshës duke ndaluar sheqerin e tepërt të kthehet në yndyrna; – Kontrollon dhe ul nivelet e tensionit në gjak dhe të glicemisë; – Ndihmon në trajtimin e osteoporozes dhe artritit;

– Pastron lëkurën dhe parandalon plakjen e saj; – Redukton inflamacionin dhe krijon kolesterolin e mirë; – Redukton alergjitë, astmën dhe problemet në frymëmarrje; – Relakson dhe qetëson sistemin nervor; – Lufton kancerin; – Ndihmon në luftimin e pagjumësisë;

– Mbron dhe ushqen kockat si rezultat i përmbajtjes së lartë të kalciumit; – Rrit prodhimin e qumështit të gjirit të nënat e reja./Indeksonline/