Benfica apelon vendimin e UEFA-s për pezullimin e Prestiannit
Gianluca Prestianni është shndërruar në një lojtar kontravers së fundmi.
Kjo për shkak të ndeshjes kundër Real Madridit, si shkak i ofendimeve në bazë racore ndaj Vinicius Jr, ku për këtë UEFA e suspendoi me pezullim të përkohshëm.
Më tutje, Benfica ka vendosur që ta apelojë vendimin e UEFA-s për këtë çështje.
“Klubi pendohet që është privuar nga lojtari ndërsa procesi është ende nën udhëzim dhe do ta apelojë këtë vendim të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin e klubit portugez.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit midis Real Madridit dhe Benficas, zhvillohet të mërkurën në orën 21:00./IndeksOnline/

