75 Mall Live Search
23:02 / E Martë, 24 Qershor 2025 / L A

Benfica e rrëzon në vend të dytë Bayernin

Ka përfunduar ndeshja e tretë e grupit C të Botërorit të Klubeve mes Benficës dhe Bayernit.

Ishte Benfica ajo e cila mposhti Bayern Munichun me rezultat 1-0, duke siguruar kreun në tabelë.

Heroi i ndeshjes padyshim ishte portieri ukrainas, Anatoliy Trubin i cili bëri pritje spektakolare.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi norvegjezi, Andreas Schjelderup në minutën e 13-të.

Benfica dhe Bayerni, do të mësojnë fatin e tyre në fazën e 1/8-tave pas përfundimit të ndeshjeve të grupit D, Flamengo-Los Angeles dhe Esperance Tunis-Chelsea./IndeksOnline/