75 Mall Live Search
11:56 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Benfica ofertë 18 milionë euro për Rashicën, kjo është përgjigja e klubit gjerman

Gazeta e madhe gjermane ‘Bild’ ka njoftuar se skuadra më e madhe portugeze, Benfica ka dërguar një ofertë prej 18 milionë euro për yllin e Kosovës, Milot Rashica.

Por, kjo ofertë nuk ishte e mjaftueshme për ta bindur Werderin për ta lënë të lirë anësorin kosovar, transmeton Indeksonline.

22 vjeçari nga Vushtrria shkëlqeu me Werderin sezonin e kaluar duke shënuar 12 gola dhe duke bërë gjashtë asista në 30 paraqitje.

Ai po ashtu shkëlqeu edhe në dy ndeshjet e fundit me Kosovën, duke arritur të shënoj dy gola.

Rashica u zgjedh lojtari më i mirë në Werder për sezonin e kaluar nga votat e fansave./Indeksonline/