75 Mall Live Search
22:19 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Benfica shpallet kampion për të 37-ën herë në Portugali

Benfica ka fituar kampionatin e 37-të në historinë e klubit në Portugali.

Skuadra nga kryeqyteti arriti t’ia marrë titullin Portos në javën e fundit me fitoren 4-1 ndaj Santa Clara-s.

Talenti i shumëkërkuar Joao Felix ka shënuar golin e dytë të takimit, dhe çfarë goli!

Ndërkohë edhe Porto e ka fituar ndeshjen e fundit duke mposhtur Sportingun 2-1, por fitorja s’ka mjaftuar pasi e ka mbyllur kampionatin në vend të dytë, dy pikë më pak se Benfica. /IndeksOnline/