23:02 / E Martë, 15 Mars 2022 / OSH

​Benfika dhe Atletico Madridi vazhdojnë tutje në Ligën e Kampionëve

Skuadra nga Portugalia Benfika dhe ajo nga Spanja Altetico Madridi kanë vazhduar tutje në Ligën e Kampionëve duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të kësaj gare.

Benfika vazhdoi tutje duke iu falënderuar fitores me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Holandë pas sfidës së parë në Portugali e cila kishte përfunduar me barazim 2-2, transmeton KosovaPress.

Darëin Nunez ishte heroi i Benfikës që realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 77’ që edhe doli të jetë goli i fitores për mysafirët.

Me një rezultat identik, pra me një fitore 1-0, një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve e ka siguruar edhe Atletico Madidi që e ka mposhtur Manchester Unitedin në ndeshjen e zhvilluar të stadiumin “Old Trafford”.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 41’ kur Lodi i dha epërsinë skuadrës së trajnerit Diego Simeone që edhe ia siguroi kualifikimin tutje skuadrës së La Ligas pasi sfida e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Dy sfidat e fundit të kësaj faze zhvillohen të mërkurën ku ballafaqohen Juventusi me Villarrealin dhe Lille me Chelsean.