20:25 / E Premte, 17 Maj 2024 / Gj. Sh

Llapi në “karantinë” para ndeshjes të sezonit, ja ku është akomoduar

Të shtunën zhvillohet ndeshja e cila pritet të vendos kampionin e ri në Superligën e Kosovës.

Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila fillon nga ora 15:00, shkruan IndeksOnline.

Një ditë para kësaj ndeshje të rëndësishme, skuadra e Llapit është futur në ”Karantinë”.

Skuadra nga Podujeva është akomoduar në Iliria Hill Resort.

”Iliria Hill Resort – Vendi ideal për akomodimin e skuadrës para secilës ndeshje. Akokodimi, mikëpritja dhe shërbimi në nivelin më të lartë të mundshëm.”, shkruhet në njoftimim e Llapit.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, Ballkani është lidere e Superligës me 72 pikë, katër më shumë se Llapi./IndeksOnline/