Bëni çadrat gati, mot më shi ditëve në vijim
Ditët në vijim më të ftohta dhe me vranësira, të enjten mundësi për reshje të dobëta shiu.
30.10.2019 – Sistemi frontal që po kalon mbi rajon, ditëve në
vijim do të sjellë mot më të ftohtë, kryesisht me vranësira, e ditën e enjte
vende-vende me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Mirëpo ditëve të fundjavës nga Mesdheu sërish do të fillojnë të depërtojnë masa
më të ngrohta ajrore, që pritet të rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare.
Fusha të presionit të ulët që do të shtrihen mbi Europë në fillim të javës së ardhshme, do të
depërtojnë edhe në Itali, të cilat ditën e hënë ka gjasa të sjellin edhe reshje
shiu mbi vendin tonë, derisa masat e ngrohta nga Mesdheu vazhdojnë të rrisin
temperaturat mbi vlera mesatare.
Koncentrimi i ndotësve që ditëve të shkuara dhe sot
ishte shumë i lartë, si shkak edhe i zjarreve që po zhvillohen në fusha dhe
bjeshkë të rajonit, në ditët e ardhshme, nën kushtet meteorologjike të krijuara
me kalimin e sistemit frontal, do të fillojnë të shpërndahen, e vlerat e
kualitetit të ajrit do të zbresin në mesatare dhe të mira.
31.10 – Më ftohtë, kryesisht
vranët, herët në mëngjes dhe pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta
shiu.
1.11 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.
2.11-3.11 – Vransira dhe intervale me diell. Të dielën, vonë pasdite, në
perëndim të vendit mundësi për reshje lokale shiu.
4.11 – Paradite me shi. Gjatë ditës reshjet do të pushojnë, e vranësirat do të
shpërndahen.
Temperaturat minimale do të
luhaten nga 3C deri në 6C, e maksimalet ditëve të ardhshme do të zbresin në 11C
deri 12C, e nga fundjava do të rriten në 15C deri 18C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s, e nga fundjava do
të fryejë nga juglindja 3-7m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e në fillim të javës së
ardhshme pritet të pësojë rënie.