75 Mall Live Search
21:21 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / H F

‘Bëni dua’, pa jetë në banesë për 9 muaj, historia e aktores së njohur që tronditi një komb

Një aktore, e famshme dikur, u shua pa asnjë zhurmë.

Trupi i Humaira Asghar Ali u gjet vetëm disa javë më parë në apartamentin e saj në Karachi, 10 muaj pas vdekjes.

Skena ishte e tmerrshme: trupi i saj në fazë të avancuar dekompozimi, apartamenti i heshtur, telefonat e fikur dhe qiraja e papaguar. Ishte pikërishë ankesa e pronarit që çoi në zbulimin e ngjarjes.

Humaira kishte humbur kontaktet me familjen. Askush nuk e kishte kërkuar. Askush nuk e kishte pyetur se ku ishte. Dhe kur u gjet, babai i saj refuzoi të merrte pjesë në funeral.

Pak para se të zhdukej, ajo kishte dërguar një audio ku thoshte se po shkonte në Umra, dhe i lutej miqve: “Më mbani në lutje, ju lutem.”

Mesazhi u përhap vetëm pasi lajmi i vdekjes u bë publik. Ndjekësit e saj u tronditën. Ishin fjalët e saj të fundit.

Rasti i Humairas është kthyer në një thirrje kolektive: sa shpesh i harrojmë ata që dikur i kemi duartrokitur? A është fama në fund vetëm një dhomë e zbrazët pa askërkund?

Kjo nuk ishte fundi që ajo meritonte. Por ky ishte fundi që i dhanë. /Prive By Liberta Spahiu