Bëni SHUMË kujdes! Njihuni me hulumtimin më të fundit për gratë që punojnë ulur më shumë se 8 orë

Qëndrimi i tepërt ulur rëndon shpinën, qafën, shpatullat, shkakton tharjen e muskujve glutealë të vitheve dhe gjithashtu ndikon keq edhe në shëndetin mendor.
Ky trend shqetësues i qëndrimit ulur dhe moslëvizjes ndikon keq në shëndetin e përgjithshëm, thonë mjekët dhe paralajmërojnë se qëndrimi i tepërt ulur është po aq i dëmshëm për trupin sa edhe pirja e duhanit.
Mjekët thonë se qëndrimi i tepërt ulur mund të çojnë lehtësisht në inflamacion të nervit më të madh në trupin e njeriut, nervit shiatik.
Ai kalon nga shtylla kurrizore përmes ijëve dhe poshtë në pjesën e pasme të këmbëve, ku një person zakonisht ndjen dhimbje kur shtrëngohet.
Mjekët shtojnë se qëndrimi ulur shkakton edhe shkurtim të muskujve të ijëve, gjë që mund të sjellë probleme me kyçet.
Po kështu, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme me shpinën, veçanërisht nëse uleni vazhdimisht në një pozicion të keq.