75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 28 Mars 2026 / F.R

Beniada më në fund e takon Einxhell Shkirën dhe ja thotë dy fjalë në sy

Beniada Nishani dhe Einxhell Shkira janë ribashkuar pas një periudhe të gjatë pa u takuar, ndonëse dikur ndanë një eksperiencë të përbashkët në “Big Brother VIP Albania”.

Pas zhvendosjes së Einxhell në Kosovë, takimet mes tyre kanë qenë të rralla.

Megjithatë, rikthimi i saj në ekran si opinioniste në “Ferma VIP” duket se ka sjellë edhe një afrim mes dyshes.

Në një fotografi të publikuar së fundmi, Beniada ka shkruar thjesht: “Me në fund @einxhellshkira”, duke treguar kënaqësinë për takimin dhe ruajtjen e raportit të tyre miqësor.