17:49 / E Martë, 19 Shtator 2023 / Gj. Sh

Beniada zbulon detaje rreth këngës së re, do të jetë duet

Ish-banorja e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Albania’, Beniada Nishani, ka treguar se së shpejti do ta shohim edhe në muzikë.

Duke folur për Wake Up në Top Channel, ajo ka thënë se do vijë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Arlinda Gjoni.

Modelja ka treguar se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë, por paralajmëron publikun se nuk ka lidhje me jetën e saj private.

Sipas Beniadës, ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, është shprehur Beniada.