75 Mall Live Search
14:40 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Bënim seks 12 herë brenda natës”, ish-i dashuri i Pamela Andersonit flet për jetën seksuale me aktoren

Pamela Anderson dhe Adil Rami kanë qenë në një lidhje dashurie prej 2-vjetësh dhe më pas i dhanë fund.

Kjo për arsye se ai tradhtoi Pamelën, pavarësisht se Rami i ka mohuar këto akuza.

Një ish-shoku i skuadrës së tij, ka treguar se 34-vjeçari ka folur me miqtë edhe për jetën seksuale që kishte me aktoren.

“Rami na tha gjëra interesante për Pamelën. Normalisht të gjithë ishim të interesuar për të ditur sesi ishte ajo në krevat. Ndërsa Rami u shpreh se ishte gruaja më e mirë që ka pasur gjatë gjithë jetës së tij“, ai u tha miqve se ai dhe Pamela bënin seks 12 herë brenda natës.

Ish-mbrojtësi i Sevillaa dhe Valenciaa dhe ylli i Baywatchit i dhanë fund lidhjes më 2019.