75 Mall Live Search
23:33 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / H F

Benita beson se do të mbetet shoqe me Elijonën edhe jashtë BBVK-së

Benita, banorja e Big Brother VIP Kosova, është pyetur nëse do ta vazhdonte shoqërinë me Elijonën edhe pas përfundimit të programit. Ajo u shpreh e bindur se miqësia e tyre do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë.

“Mendoj që po, sepse ajo është një çikë shumë e mirë”, tha Benita, duke vlerësuar marrëdhënien që kanë krijuar gjatë eksperiencës në reality show.

Për më tepër, ajo theksoi se pas përfundimit të këtij rrugëtimi, do të jetë një mike e ngushtë e Elijonës, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre nuk do të mbetet vetëm brenda programit.

Benita shtoi gjithashtu se shoqëria e tyre mund të ndihmojë që rivalitetet dhe mosmarrëveshjet brenda shtëpisë të harrohen pas daljes nga BBVK.