Benitez në Premier Ligë, bëhet trajner i ekipit rival të Liverpoolit

Trajneri legjendar i Premier Ligës, Rafael Benitez shumë shpejtë do të zyrtarizohet si trajner i ekipit të Evertonit.
Siç raporton “Sky Sports”,61 vjeçari do të zëvendësoj Carlo Ancelottin që u largua nga “Goodison Park” në drejtim të Real Madridit, transmeton Indeksonline.
Benitez në të kaluarën ka qenë trajner i Liverpool. Ekipi i Everton e ka rival lokal e historik skuadrën e Liverpoolit.
61 vjeçari në “Anfield Road” fitoi Ligën e Kampionëve dhe “FA Cup”./Indeksonline/